![]() |
||
![]() ![]() Tek një shkupjan gjenden 500 tableta ekstazëDrejtoria e doganave ngriti kallëzim penal kundër një personi për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogës. Inspektorët, gjatë bastisjes së personit në fjalë gjetën 500 tableta amfetamin dhe metamfetamin, por edhe 293 fara të paketuara në kuti të plastikës, 35 gram bimë të thatë me ngjyrë të gjelbër dhe një tabletë me shenjë të ngulitur. Malli i konfiskuar është dorëzuar për ekspertizë në krim-teknikë, ndërsa i dyshuari është arrestuar. ![]() Rastet e Hagës’, reagime të ashpra nga partitë shqiptareProcesuimi i rasteve të Hagës nga gjyqësori i vendit ka shkaktuar reagimin e subjekteve politike shqiptare. Ali Ahmeti kërkon që gjykatat e vendit të respektojnë ligjin për amnisti të miratuar gjatë vitit 2002. Kreu i BDI-së madje tha se për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga faktorin ndërkombëtar në vend dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.“Është mjaftë brengosëse sepse drejtësia në Maqedoni, ata që duhet të respektojnë ligjet, nuk i respektojnë ligjet dhe shkelin mbi ligjin mbi amnistinë i cili ligj është aprovuar në Parlamentin e Maqedonisë në vitin 2002, kështu që ne kërkojmë respektim të ligjeve në vend. Unë kam kërkuar që të gjithë partnerët, miqtë tanë ndërkombëtarë po edhe forcat politike në vend të kontribuojnë në drejtim të gjetjes së një zgjidhje dhe këto çështje të mbyllen pa pasoja”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Ndërkohë, kryetari i PDSH-së fajin për këtë e adreson tek partia shqiptare në pushtet. Thaçi kërkon që kjo parti të largohet nga pushteti, pas çka siç u shpreh ai do të filloj rehabilitimi i shqiptarëve. “Formulimi i faktorit politik shqiptarë është formulim shumë cinik, shqiptarët nuk janë turp... Ka faktorë politik shqiptarë që është përgjegjës dhe është në qeverisje të Maqedonisë... Pyetjen duhet t’ia drejtoni zotit Ali Ahmetit, për të cilin mendoj se është fajtori kryesorë i degradimit të shqiptarëve dhe për të cilin shfrytëzoj rastin që të kërkoj edhe njëherë të largohet nga skena politike dhe pas largimit të tij do të filloj rehabilitimi i shqiptarëve”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Me akuza ndaj BDI-së për procesuimin e rasteve të Hagës shprehet edhe nënkryetari i DR-së Abedin Zymberi. Sipas tij, janë pikërisht deputetët e BDI-së ata të cilët lejuan procesuimin e rasteve të Hagës. “Demokracia e Re i bën thirrje BDI-së dhe 18 deputetëve të saj, nëse duan të ndihmojnë të gjithë të akuzuarit me rastet e Hagës ashtu siç deklarohen, urgjentisht të ngritët procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën do të sillet vendim i cili do të konsiderojë rastet e Hagës si raste të mbyllura me Ligjin për amnisti dhe të njëjtat të ndalohen nga procesuimi i mëtutjeshëm gjyqësor”, shtoi Zymberi. Kohë më parë ka filluar procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për rastin punëtorët e Mavrovës. Seanca e fundit gjyqësor u mbajt më 12 prill me marrjen në pyetje të dy të akuzuarve të parë Shkodran Idrizi dhe Hisen Xhemaili. I pari për të vërtetuar pafajësinë e tij ka kërkuar që të dëshmojnë edhe Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Hazbi Lika. Ndryshe procesi gjyqësor do të vazhdoj më 3 dhe 6 maj të këtij viti. Për këtë rast të ndodhur në korrik të viti 2001 akuzohen gjithsej 22 persona. ![]() Tetë persona me lëndime më të lehta gjatë një fatkeqësie hekurudhore në Gostivar16 mars Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, pas çka menjëherë janë lëshuar në shërim shtëpiak. Udhëtarët e tjerë në tren janë vendosur në autobus dhe janë dërguar për Kërçovë. Me tren udhëtonin më shumë se 40 persona.Urim Hasipi Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, pas çka menjëherë janë lëshuar në shërim shtëpiak. Udhëtarët e tjerë në tren janë vendosur në autobus dhe janë dërguar për Kërçovë. Me tren udhëtonin më shumë se 40 persona. Ekipe të “Hekurudhave të Maqedonisë” punojnë në pastrimin e shembjes së tokës dhe pritet aftësim i asaj pjese të hekurudhës për një deri në dy ditë. Të dy vagonat e trenit, lokomotiva e së cilave e rëndë 120 tonë, u zhvendos, tash më janë kthyer në stacionin hekurudhor në Gostivar. Sipas të thënave të makinistit vozitës, në kilometrin e shtatë të stacionit Gostivar drejt Kërçovës ka vërejtur drunj të rrëzuar në hekurudhë dhe ka filluar të frenojë, por përplasja në shembjen përkatësisht lymën e dheut, nuk ka mundur ta evitohe ![]() Inter vazhdon të shpresojë për një sukses të trefishtë sezonal, kampionat, kupë dhe Ligën e Kampioneve, pas suksesit 1-0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e kthimit, që e kalon skuadrën e Mourinjos në finalen e Kupës së Italisë. Vetëm tre ditë pas barazimit 2-2 në kampionat, zikaltrit përmirësohen dhe kalojnë në Artemio Franchi, me një gol të kamenrunasit Samuel Eto'o. Pas një fillimi të mirë të Inter, skuadra e Prandellit dominon pjesën e parë të lojës dhe vetëm ndërhyrjet e dëshpëruara të Lucio dhe Cristian Chivu, ndalojnë Alberto Gilardinon të shënojë. E megjithatë në pjesën e dytë situate ndryshon dhe Balotelli detyron Frey të kryejë një ndërhyrje spektakolare, por avantazhi për milanezët nuk vonon. Sulmuesi kamerunas, i shërbyer nga Motta, ka shënuar golin e fitores në minutën e 57të. Goli i Eto'o ka mbyllur diskutimin, sepse tashmë Fiorentinës i duhej të shënonte tre gola, duke marrë parasysh edhe humbjen 1-0 në San Siro në ndeshjen e parë. Pas këtij suksesi, Mourinhos, që në këtë ndeshje u privua nga disa titullarë, i duhet të kalojë edhe dy prova të vështira, të premten kundër Juventus dhe javën e ardhshme në gjysëmfinalen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Tërmet i fuqishëm në Kinë. 400 të vdekur dhe mijëra të plagosur ![]() Të paktën 400 të vdekur dhe më shumë se 8 mijë të plagosur është bilanci i një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.9 sipas shkallë Rihter që goditi provincën Qinghai, në verilindje të Kinës. Lëkundjet e tokës u rregjistruan në orën 7:50 sipas orës lokale, ndërsa ka pasur shumë pasgoditje të tjera. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 380 kilemtra në jug/juglindje të qytetit Golmud, në një thellësi prej 46 kilometrash, njofton Instituti Amerikan i Gjeofizikës. Shumë persona ndodhen në gërmadha, bëjnë të dituar autoritetet lokale. “Janë dërguar ushtarë për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja” tha zyrtari Huang Limin, i cituar nga agjencia Nuova Cina. Si pasojë e tërmetit janë shembur më shumë se 85% e ndërtesave në afërsi të epiqendrës. Në zonën e goditur nga tërmeti, e cila gjendet jo shumë larg zonës autonome të Tibetit, jetojnë rreth 80 mijë persona dhe njihet si një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Kjo zona banohet më së shumti nga fshatarë dhe persona me origjinë mongole dhe tibetiane dhe është e pasur me rezerva të shumta karboni dhe plumbi. Dëmtimi i rrugëve si pasojë e tërmetit është bërë një pengesë serioze për mbërritjen e ndihmave për të lënduarit ![]() Google në rëniePjesëmarrja e Google në tregun e kërkimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit janar ka rënë për 0.3%, në 65.4%, derisa Microsoft Bing ka shënuar rritje prej 0.6%, dhe tani ka për vete 11.3% të tregut. Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer nga kompania ComScore, Google gjatë janarit krahasuar me muajin paraprak ka humbur një pjesë të tregut në SHBA. Numri i përgjithshëm i kërkimeve në internet edhe më tutje është në rritje, respektivisht nga dhjetori në muajin janar është rritur për 3%, prandaj të gjitha kompanitë kanë shënuar rritje, mirëpo prapëseprapë më së miri ka kaluar Microsoft e cila ka realizuar 9% më shumë kërkime. ![]() ![]() ![]() Zbulohen mbi 5 mijë specie të reja në oqeane dhe deteNjë inspektim i organizatës 'Regjistrimi i Jetës Detare' ka zbuluar mbi 5 mijë specie të reja në oqeanet dhe detet e botës. Zbulimet përfshijnë edhe krijesa të çuditshme dhe me ngjyra![]() 1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në LondërA mund ta imagjinoni jetën sot pa kafe, pa kompjuter apo pa motorrin me pistona? Këto shpikje apo zbulime janë bërë elementë kaq thelbësorë të jetës sonë, por shumë nga ne nuk e dimë se t... Fluturaket pa pilot kontrollojnë trafikun në BritaniFluturaket pa pilot, të cilat fluturojnë çdo ditë mijëra kilometra mbi qiellin e Irakut dhe të Afganistanit – së shpejti do të fluturojnë edhe mbi territorin e Britanisë.![]() Diaz e Timberlake sërish bashkë, por në filmCameron Diaz ka thënë fjalë të mira për ish-të dashurin e saj Justin Timberlake, duke e lëvduar edhe për aftësitë e tij të aktrimit.![]() Zbulohet një planet i ri, njësoj si JupiteriAstronomët kanë zbuluar një planet të ri, i cili është njësoj si Jupiteri i sistemit tonë diellor. Ata besojnë se planeti me emrin Korot-9b, do të bëhet një ‘gur rozete’, |
|
|
![]() |